S’po më vinë në mendje se kush tani për tani, por do ta zbuloj më vonë se kush, e do të kem një apo dy emra.

Ishte pak ditë më parë në Prishtinë e ftuar në një xhirim festiv në programet e Vitit të Ri dhe natyrisht prania e saj do të binte në sy, pasi falë Zotit ajo ka një pamje tërheqëse dhe konsiderohet një këngëtare mjaft e bukur. E ka nisur si hobi muzikën nga dëshira që ka pasur për të kënduar, por sot ka disa këngë me klipe në treg nga “Bone bone” e deri te kënga më e re duet me Labinot Rexha “Jepma ti zemrën”, që po pritet mjafrt mirë. Kjo është këngëtarja Ela Muja që ne e takuam për të mësuar më shumë në këtë intervistë për gazetën tonë ku ajo ka folur jo vetëm për muzikën e saj por edhe se ku jeton, më shumë në udhëtime që është hobi i saj e deri te se a ka një menaxher një bukuroshe si ajo!.

“Bota sot”: Përshëndetje! Këto ditë ishit në Kosovë, për ndonjë xhirim festiv apo promovim të këngës më të re?

 -Po ishim të ftuar në xhirime, por edhe na pëlqen Prishtina kemi shumë miq e kolegë!

 “Bota sot”: Le ta njohim më shumë Elën, një këngëtare simpatike e cila është nga cili vend dhe ku jeton dhe sa kohë që merresh më muzikë?

 – Unë jetoj në Tiranë, por shumicën e jetës time e kam kaluar në Europë, pasi më pëlqen shumë të udhëtoj.

 “Bota sot”: Keni disa këngë dhe klipe në treg, si kanë ecur dhe cila ka qenë më e mira për ty?

– Unë me të vërtetë dëshirë kam pasur gjithmonë që të këndoj, po kurrë nuk kam menduar që do të bëj klip, po ja që erdhi dita e i bëra, në të cilën arrita pak sukses dhe jam e gëzuar që po pëlqehen, natyrisht falë Zotit e fal punës që kam bërë.

“Bota sot”: Po me Labinot Rexha nga lindi bashkëpunimi?

-Me Labinotin e kam shok prej vitesh , edhe ka lindur bashkëpunimi kështu në fillim si me shaka duke thënë se do e bëjmë një bashkëpunim, kështu e thonim po e pastaj harronim, edhe më në fund e vendosëm edhe e realizuam këtë bashkëpunimin, ku mbi të gjitha po pëlqehet edhe kënga.

“Bota sot”: Cilët janë bashkëpunëtorët e tu më të mirë dhe deri tani a kanë kuptuar dhe zbuluar ashtu si duhet talentin e Elës?

 – Bashkëpuntorët e mi janë të shumtë dhe të cilët i respektoj shumë edhe anasjelltas. Por është e vërtëtë se çdo njeri ka një talent po duhet ta zbulosh.

“Bota sot”: Jeni mjaft simpatike një armë e fortë kjo për skenë, apo mendon se zërin e ke armën më të fortë?

– Në fakt nuk ekspozohem për të arritur pëlqime, më pëlqen të jem normale edhe jo ekzagjerimi, për pjesën e dytë të pyestjes tënde, po sot ja vlejnë që të dyja.

“Bota sot”: Më thuaj një apo dy meshkuj të estradës shqiptare që do tu thoje “PO” menjëherë nëse ata do të kërkonin një bashkëpunim?

– S’po më vinë në mendje se kush tani për tani, por do ta zbuloj më vonë se kush, e do të kem një apo dy emra.

 “Bota sot”: Ku këndon më shumë Ela në Shqipëri, Kosovë apo në Diasporë? Po në dasme ke provuar të këndosh?

– Gjithandej këndoj, se Shqiptaria është e madhe edhe kudo që ka shqiptarë këndoj. Në dasëm akoma jo, po shumë shpejt besoj se po.

“Bota sot”: Keni një menaxher apo vetëmenaxhoheni?

– Cdo gjë e ka një menaxher, si unë.

“Bota sot”: Pas këngës më të re me Labin, po mendoni ndonjë projekt të ri e do të jetë solo apo në duet përsëri?

-Kismet nuk i dihet.

Image

FOTO GALERI

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here